IKShPK-ja: Numri i rasteve është brengosës, respektoni masat anti-Covid

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Derisa në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 të vdekur nga Coronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, u ka bërë thirrje qytetarëve për zbatim të masave.

Përmes një komunikate, IKSHPK-ja shkruan se numri i rasteve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e neglizhimit të masave.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit Covid-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja u ka apeluar edhe Policisë dhe inspektorateve gjegjëse që të mbikëqyrin respektimin e masave nga ana e qytetarëve dhe të marrin masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme