IKShPK-ja shton sigurinë, blen 45 kamera vëzhgimi

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës e ka shtuar sigurinë, brenda e jashtë.

Ky institucion ka blerë 45 kamera të reja vëzhgimi dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë afër 10 mijë euro.

Disa nga to do të vendosën në zona të reja, e të tjera kamera në ato ekzistuese ku vetëm do ndërrohen me disa jofunksionale, shkruan “Front Online”.

Tenderi iu dha sot kompanisë “Fati Net”, që u rekomandua për kontratë 6 ditë më herët.

Operatori në fjalë ofertoi me çmimin më të lirë nga 6 kompani sa morën pjesë gjithsej në këtë aktivitet të prokurimit.

Kontrata

27 nga 45 kamerat e porositura do të vendosën në hapësirat e brendshme të IKSHPK-së. E 18 jashtë.

Sa i përket kamerave për ambient të mbyllur, ato duhet të  vëzhgojnë një hapësirë minium deri në 22 metra – gjithnjë bazuar në dosjen e tenderit.

Të njëjtat duhet të identifikojnë një objekt minimum deri në 5.6 metra.

Kamera për brenda

Specifikat pothuajse janë të njëjta edhe për kamerat tjera, të parapara për jashtë.

Krahas atyre që u përmenden, kamerat e vendosura në ambient të hapur duhet të kenë performancë tepër të lartë për video mbikëqyrje me distancë të largët me ndriçim infra Warm LED.

Kjo bën që edhe në errësirë pamja të ipet me ngjyra.

Kamera për jashtë

Afati kohor për dorëzimin e këtyre pajisjeve është 20 ditë nga koha e lëshimit të urdhrit nga ana e IKSHPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme