IKShPK me njoftim të rëndësishëm për orarin e vaksinimit të të moshuarve

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka lëshuar një njoftim për orarin e vaksinimit kundër Covid-19.

Sipas një njoftimi në Facebook, IKSHPK ka bërë të ditur se dje, sot e nesër do të vaksinohen personat mbi 85 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në QKMF-të e komunave ku ka nisur ky procesi.

Ndërkaq, në të njëjtat lokacione, do të vaksinohen personat nga 80 deri në 84 vjeç, nga data 11 e deri më 13 prill.

Personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen përmes telefonit bazuar në të dhënat e plotësuara në ekosova.rks-gov.net.

Deri sot, janë vaksinuar mbi 300 persona vetëm në sallën “1 Tetori”.

Më poshtë njoftimi i plotë i IKShPK. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme