IKShPK: Qëndroni në shtëpi, ajri nuk është i shëndetshëm

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë sot në shtëpitë e tyre sa më shumë.

Sipas IKShPK-së, ajri është i ndotur dhe mund të ketë pasojë për personat e sëmurë.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike!”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme