Ilir Meta në Kosovë, dekoron ushtarët e FSK-së që ndihmuan Shqipërinë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë në Kosovë.

Meta do të dekorojë njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për kontributin e dhënë gjatë situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri.

Ai gjithashtu do të vizitojë familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme