Ilir Meta reagon pas helmimeve në Deçan: Institucionet shqiptare të ju gjenden pranë, me ekspertizë dhe çdo ndihmë

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas situatës në Deçan ku janë helmuar mbi 900 persona ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën emergjente atje, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Meta thotë se qytetarëve të helmuar ju uron shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.

“Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë”, thotë ai.

Meta ka thënë se Qeveria shqiptare duhet t’i gjendet pranë institucioneve të Kosovës me ekspertizë dhe ndihmë të nevojshme.

“Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, tha ai.

Të ngjashme