Imam Fatmir Latifi: Përveç xhamive të mbyllen edhe kafiteritë dhe ahengjet tjera për të mos përhapur virusin

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 në ditën e festës së Kurban Bajramit, raporton Gazeta Express.

Ai ka komentuar propozimin e kreut të Mitrovicës Agim Bahtirit për faljen e namazit të Bajramit.

Megjithatë, Hoxhë Fatmir Latifi thotë se në Mitrovicë i kanë zbatuar urdhërat e BIK’ut.

“Edhe kryetari Bahtiri e ka dhënë një propozim po e kemi respektu vendimin e BIK’ut, nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë edhe për vetë Myftiun po jemi tu jetu në një pandemi që e ka mbërthy krejt globin, e lus Allahun që sa më shpejtë të kalojë kjo pandemi”, ka thënë ai.

Sipas hoxhës Latifi, në Kosovë është mirë që të mbyllen edhe kafiteritë e të ndalen ahengjet tjera në mënyrë që të mos përhapet edhe më tutje pandemia.

“Është mirë të mbyllen edhe kafiteritë, ahengjet tjera ku ka mundësi të përcillet, sepse kjo sëmundje nuk njeh fe e traditë”, tha ai.

“Mos të keqkuptohet se vetëm xhamia është vendi ku bartet virusi, sepse nga vendet publike vendi më i pastërt është xhamia, jemi të mërzitur për shkak të rrethanave në të cilat gjendemi”, ka thënë Latifi në T7.

Të ngjashme