Imami nga Mitrovica: Virusi sprovë, femrat po ecin lakuriq, bukuria i ekspozohet vetëm burrit

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi në emisionin Frontal në T7 ka thënë se arsyeja e përhapjes së pandemisë COVID 19 në botë është si sprovë nga zoti për banorët e tokës.

“Ne e respektojmë urdhrin e Allahut, të qenit besimtarë populli e ka deklaru besimin e tij dhe në vazhdimësi do t’i qëndrojë besnik. Kjo është sprovë për njerëzimin, sprovat ndërlidhen me veprimtarë e ulta të njerëzimit. Njerëzimi ka dalë nga rruga e zotit, i madhi ia dërgon njerëzve ndonjë sprovë. Njerëzit duke i dhënë përparësi dynjasë, kanë harru pse kanë ardhë në këtë dynja”, ka thënë ai, derisa, shton se edhe shqiptarët kanë bërë faj, pasi që po bëhen servilë.

“Me të vërtetë, i madhi zot e ka rahmetin më të madh. Çdo njeri me mendje të shëndoshë minimumi është duhet me thanë se është vërejtje serioze për të bëmat e njeriut. Shqiptarët ikën prej identitetit të vet, s’kemi nevojë të bëhemi servil ndaj askujt”, tha ai.

Hoxhë Latifi në T7 ka folur edhe për protestën që është mbajtur kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

“Organizatorët e kësaj proteste i tronditi i madhi zot. Populli këtë karrem nuk e ka hangër. Përmi 218 xhamia na i ka shkatërru shkau, këtë në asnjë rrethanë nuk e harrojmë. Sot njerëzit qohen me na ndalu një të drejtë tonë të myslimanëve, pse nuk u organizuan për Kishën e Millosheviqit mes universitetit të Prishtinës, apo hektarët që na morën te kisha Deçanit. I madhi zot e falënderoj, janë korit me plot kuptimin e fjalës sepse të atakosh xhaminë është sit ë atakosh popullin shqiptar”, thotë Latifi.

Hoxha ka folur edhe për atë se si duhet të veprojë një vajzë që feja islame e konsideron ideale.

“Bijat e tyre nuk kanë hec kurrë më shumë lakuriqe se sa sot. Një femër moderne kosovare e emanciupe e fetare veç jo e imponume e bindme sikur shumë motra që kanë ardhë si rezultat I bindjes duhet ët jetë e mbuluar.

Asaj me fustan të shkurtë ishalla i zgat, nëse nuk i zgjat do të i vie koha të mendoj seriozisht për këtë punë, bukuria duhet të I ekspozohet vetëm burrit. E lus Allahun që t’i udhëzoj Allahu. Edhe ato janë motrat tona, po duhet të kenë parasysh që të respektojnë fenë islame”, shton ai.

Të ngjashme