Imami nga Prishtina përlotet teksa fal namazin pa xhemat

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

I veshur me rrobat e imamit po vie drejt xhamisë. Ka një arsye që kryeimami i xhamisë “Pavarësia”, po hap derën e saj në këtë kohë.

Dje u shënua Festa e Fitër Bajramit nga besimtarët myslimanë. Këtë vit ndryshe nga herat e tjera, kryeimami Nexhmi Hoxha, xhaminë e gjeti të zbrazët.

Derisa, kryeimami po përfundonte ceremoninë, një qytetar i pajisur me masa mbrojtëse, u pa gjithashtu në xhami.

Isa Abazi nga Prishtina, thotë se as në luftë s’kanë hasur në situata të tilla.

Ndërkohë, edhe për vetë kryeimamin, ishte shumë e vështirë, që t’i kryente ceremonitë i vetëm.

Madje, i njëjti s’mundi të i mbajë lotët. Hoxha, thotë se vazhdimisht qytetarët po e pyesin se kur do hapet kjo xhami.

Të ngjashme