Imeri: Analiza e Telekomunikacionit dhe ajo për energjinë elektrike janë gati, do t’i shërbejnë Qeverisë në ardhje

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 08:25 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Sakip Imeri, thotë se viti 2019 ka qenë vit i suksesshëm pasi janë arritur të përmbushën të gjitha objektivat e para për këtë vit.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se gjatë kësaj periudhe janë hulumtuar tregjet në shumë fusha dhe për këtë është përgatitur një raport me orientime për dikasteret përkatëse.

“Viti 2019 ka qenë vit me shumë suksese,vit i mirë edhe në aspektin e fuqizimit të kapaciteteve të brendshme të Autoritetit Kosova të Konkurrencës, në aspektin numerik dhe cilësor. Kemi hulumtuar tregun e Telekomunikacionit, transportit, lojërave të fatit, energjisë, medieve dhe produksioneve kinematografike, minierave, sigurimeve, prokurimit, pjesën e mbeturinave, derivateve të naftës, bankave, furnizimin me ujë, produkteve farmaceutike dhe pajisjeve fiskale. Është raport shume voluminoz, raport i mirë me specifika që bënë edhe orientimet për punën e ardhshme të AKK-së”, tha ai.

Imeri në këtë intervistë për EO, ka treguar se kanë ofruar 10 mendime profesionale që shërbejnë për aktivitetet dhe vendosjen e një rregulli në konkurrencën në treg.

“Sipas kërkesave të tatimpaguesve kemi arritur që të kemi në bazë të kërkesave katër përqendrime ose katër lejime të përqendrimeve të cilat sjellin të hyra për Autoritetin, janë të hyra simbolike, por që shoqërohen me aktivitetet për lejime dhe përqendrimet”.

“Gjatë kësaj periudhe në bazë të kërkesave të Autoriteteve Publike kemi ofruar 10 mendime profesionale ose 10 opinione që shërbejnë për aktivitetet dhe vendosjen e një rregulli në konkurrencën në treg. Kemi pasë një rekomandim për Odën e Avokatëve, për ARKEP-in, Ministrinë e Shëndetësisë, Kuvendin Komunal të Prishtinës, për Administratën Tatimore të Kosovës te pajisjet fiskale, për Autoritetin e Prokurimit për Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik për një tender, por me mendimin që të vendosen perime të përgjithshme tek operatorët dhe tek autoriteti, pastaj mendimin profesional për BQK-në që ka qenë për rritjen e cimeve të sigurimeve, për Ministrinë e Infrastrukturës, për Autoritetin Civil dhe për Ministrinë e Bujqësisë. Kjo është pjesa që është më shumë parandaluese e veprimeve jokonkurruese dhe të atyre që bëjnë çrregullime në treg”.

Sipas Imerit, janë përgatitur dy analiza të cilat do t’i shërbejnë Qeverisë së ardhshme dhe sektorit të energjisë.

“Dy analiza janë në proces të tregjeve të mëdha, do të jenë me interes edhe për Qeverinë e ardhshme, është analiza e Telekomunikacionit dhe analiza për energjinë elektrike, janë në proces të mirë dhe do të jenë shumë të dobishme për institucionet dhe sektorin e energjisë”, tha ai për EO.

E duke foli për tregun e sigurimeve, ai thotë se i kanë sugjeruar BQK-së që të zhvillojë analiza më të thella në mënyrë që të vie deri të çmimet konkurruese të kompanive.

Imeri tha se janë duke e përcjellur edhe një fushë tjetër që konsiderojmë se ka ndarje të tregut që është e palejueshme sipas Ligjit për Konkurrencën dhe e zbeh rolin konkurrues të bizneseve.

“I kemi sugjeruar Bankës Qendrore të Kosovës që të zhvillojë analiza më të thella në tregun e sigurimeve që të vie deri te çmimet konkurruese të kompanive. Ne jemi duke  e përcjellë këtë treg, jemi duke e përcjellë edhe në një fushë tjetër që konsiderojmë se ka ndarje të tregut që është e palejueshme sipas Ligjit për Konkurrencën dhe e zbeh rolin konkurrues të bizneseve. Tash është një proces që nga ana jonë ka përfunduar me dhënien e mendimit profesional dhe veprimet që kanë ndodhë pastaj mund të jenë objekt i trajtimit të të mëtutjeshëm të Autoritetin posaçërisht të ndarja e tregut, kufizimet që bëhen përmes formave të ndryshme të operatorëve është çështje që AKK ka një ekip që po punon të merr informatave, i analizon dhe do të del me rezultate konkrete”, tha ai për Ekonomia Online.

Imeri, tha se kompanitë e derivateve kanë përfunduar pjesën e parë të punës e cila lidhet me ofrimin e fakteve paraprake dhe se objekti i hetimit te 16 kompanitë ka qenë importi dhe shitja me pakicë.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se 14 kompani të derivateve kanë marrë raportet nga AAK-ja dhe në periudhën 1 mujore kanë ofruar kundërshtimet e tyre të cilat janë duke i trajtuar.

“Prej 16 kompanive rezulton se vetëm 14 kanë edhe importe të derivateve dhe shesin me pakicë ndërsa dy nuk kanë objekte të shitjes me pakicë. Këto 14 kompani kanë marrë raportet nga AAK-ja dhe në periudhën 1 mujore kanë ofruar kundërshtimet e tyre të cilat ne jemi duke i trajtuar mirëpo analiza e cila është bërë të këto kompani tregon se në periudhën që ka qenë objekt i hetimit e që është viti 2018, por është krahasuar ve dhe viti 2017 se në çfarë forme kanë ofruar përcaktimin e çmimeve”, tha Imeri.

Të ngjashme