Imeri takohet me ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt. Në këtë takim drejtori njoftoj ambasadorin Heldt për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, të cilat deri më tani kanë pasur performanc të lartë.

Po ashtu, Imeri falënderoj ambasadorin e Gjermanisë për bashkëpunimin e deritanishëm me organizatën GIZ, e cila administratën tatimore e ka mbështetur në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative dhe në modernizimin e disa proceseve të punës, të cilat kanë influencë të madhe në arritjen e synimeve të ATK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme