Imet Rrahmani: “Na more n’qafë o Elez!”

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 10:59 | Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka “kritikuar” prokurorin e Prokurorisë Speciale, Elez Blakajn i cili dha dorëheqje javën e kaluar.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, Rrahmani ka shkruar se si Blakaj do duhej të heshtte pasi që për çfardo që thotë bëhet ‘hajn, pishpirik e i paditur”.

Postimi i plotë:

 Po a nuk munde me i mshel sy e vesh e mos me fol? Po a nuk e dim të gjithë që ky vend vuan pēr drejtësi nga Drejtësia? Po a nuk e di edhe ti se po fole drejt je  “ i pa ditur”, po insistove bëhesh “pishpirik”, e nëse rastësisht ke  edhe  fakte shëndrrohesh në “hajn”.

 Me pas dorëzu i nderuar një dokument qoft edhe dhjetë mijë faqesh, e me ja pas lan një vegēz ku ishin kap gjykatësit për me e hedh posht aktakuzën, ishe ba “hero”, kishin pshtu manipuluesit, dhe e kishim mar edhe “liberalizimin”, sepse tash po del se ti o Elez je ai që e shkatrrove “ procesin” sepse Evropa e zbuloj se drejtësinë e paskemi mosvet keq.

 Ani ani, o Elez!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme