INDEP publikon raportin e progresit të Kosovës mbi Agjendën e Gjelbër

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Agjenda e Gjelbër është marrëveshje evropiane që synon zbatimin e një strategjie të re zhvillimore duke bërë ndryshimet e nevojshme strukturore, me qëllim të neutralizimit të ndryshimeve klimatike dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Kjo marrëveshje ambicioze ofron një plan veprimi konkret për të bërë kontinentin evropian neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.

Me nënshkrimin e Deklaratës së Samitit të Sofjes në fund të vitit 2020, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë përsipër një mori reformash strukturore me qëllim të përafrimit të kornizës legjislative dhe të politikave me atë të BE-së, dhe me qëllim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Ky raport është hartuar me qëllim pikërisht të ndërtimit të këtij instrumenti të avokimit me qëllim që pas çdo viti që kalon nga nënshkrimi i Deklaratës së Samitit të Sofjes, ne të identifikojmë rekomandimet që kemi, pjesët ku ka pasur dhe ku mungon progresi etj. Kemi ndërtuar një model të vlerësimit të zbatimit të pikave të Deklaratës, ashtu që të gjitha i kemi trajtuar si indikator dhe u kemi vënë nota vlerësimi varësisht nga zbatimi i tyre.

Të ngjashme