INDEP tregon se si do të funksionoi subvencionimi i 20 milionshit për KEK-un

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka folur për krizen energjetike në vend, ku ka thënë se Kriza e çmimeve të importit të energjisë ka sjellur pasoja edhe në Kosovë, shkruan Ekonomia Online.

Sipas Institutit thuhet se masa 3.7 do të subvencionojë KEK-un për blerjen e energjisë elektrike të importuar dhe se këto mjete nuk janë të mjaftueshme për subvencionimin e gjithë sasisë së energjisë elektrike që importohet gjatë muajve të dimrit.

Njoftimi i plotë:
SI DO TË FUNKSIONOJ MASA 3.7 – 20 MILIONË EURO PËR KEK-un?
Pakos së Ringjalljes Ekonomike i është shtuar edhe masa 3.7 përmes të cilës janë alokuar 20 milionë Euro, përmes të cilave do të subvencionohet KEK-u, dhe se këto mjete nuk janë të mjaftueshme për subvencionimin e gjithë sasisë së energjisë elektrike që importohet gjatë muajve të dimrit.
Kriza e çmimeve të importit të energjisë ka sjellur pasoja edhe në Kosovë. Kjo krizë u përkeqësua edhe nga rëniet e blloqeve të termocentraleve të stërvjetëruara, mungesa e burimeve të diversifikuara të gjenerimit të energjisë elektrike dhe mungesa e investimeve në burime të ripërtërishme të energjisë. Kriza e tillë ka sjellur pasoja të konsiderueshme në ekonomi dhe shpërfaqi nevojën për të kaluar nga burimet fosile në burime të ripërtërishme të energjisë.
Çmimet e importit të energjisë elektrike thuajse janë trefishuar në vitin 2021. Nga viti 2013 e deri në vitin 2020, mesatarja e çmimit të energjisë elektrike nga bursa hungareze e energjisë HUPX ka qenë 43.7 Euro/MËh. Gjatë vitit 2021, mesatarja e çmimit të energjisë elektrike ka arritur vlerën prej 113.1 Euro/MËh. Ndërsa, muaji dhjetor ka sjellur çmime edhe më të larta ku mesatarisht çmimi i energjisë elektrike për këtë muaj në bursën HUPX ka qenë 273 Euro/MËh.
Masa 3.7 do të subvencionojë KEK-un për blerjen e energjisë elektrike të importuar. Këto mjete nuk janë të mjaftueshme për subvencionimin e gjithë sasisë së energjisë elektrike që importohet gjatë muajve të dimrit. Vetëm gjatë nëntorit është importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 10 milionë Eurove!
Kjo infografikë është përgatitur me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë post nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund of the United States, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme