Infektohet me Coronavirus ministri Abrashi

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar.

“Miq, Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar Abrashi.

“Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19. Të bashkuar do t’ia dalim”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme