Infektohet me Coronavirus një fëmijë në kopshtin “Botanika”, në Prishtinë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë në kopshtin “Botanika”, ka rezultuar pozitiv, në Covid-19. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se  rasti është i vërtet, dhe se aktualisht klasa ku ka qëndruar fëmija është mbyllur dhe është duke u bërë dezinfektimi i saj.

“Ajo është çerdhe me bazë në komunitet . Detajet nuk i di. Por kemi marrë informata se ka rezultuar një fëmijë pozitiv. Tash jemi  diskutu, ajo klasë në kopshtin “Botanika”, nuk është duke funksionuar dhe jemi duke e bërë dezinfektimin dhe duke gjurmuar më shumë për rastin, por sot gjatë ditës ju informojmë”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Të ngjashme