Infektologu Vishaj: Virusi mund të qëndrojë në maska deri në tri ditë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 07:05 | Nga Ekonomia Online

Hedhja e maskave dhe dorezave të përdorura nëpër rrugë paraqet një rrezik të madh për shëndetin publik e sidomos tani kur po përballemi me pandeminë COVID-19. Infektologu Arben Vishaj thotë se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.

Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por jo vetëm aty, pamje të tilla shihen kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19.

Madje infektologu Arben Vishaj thotë se virusi mund të qëndroj deri në disa ditë në maskë.

“Në qoftë se një pacient paraprakisht ka mbajtur maskën dhe ka qenë i infektuar, mundësia që të përhapë virusin është shumë e madhe. Virusi mund të qëndroj deri në dy ditë ose edhe tri ditë kështu që apeloj që maskat që përdoren të hidhen në koshin e mbeturinave dhe assesi në tokë”, deklaroi Arben Vishaj për Rtv Dukagjinin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme