Infermierja që u fotografua e lodhur nga puna me pacientë me COVID-19, dënohet nga policia për maskë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Për muaj me radhë ka qëndruar në vijën e parë të fondit duke shërbyer për pacientët e prekur me Covid 19. Infermierja që shpërben në Klinikën Infektive, Shqipe Kadriu, ndonëse kishte qenë për më shumë se 8 orë në vendin e saj të punës, rrugës për në shtëpi atë e priti një ‘befasi’, shkruan Express.

U dënua nga ana e zyrtarëve policorë për mos ‘mbajtje të maskë.

Ajo thotë se maskën e mbajti në mjekër pak sekonda pasi doli nga makina. Në atë moment ajo thotë se u ndalua nga policia e Kosovës.

Por çudia sipas saj ishte sepse as mjekët s’e kishin të vendosur maskën mirë.

“Kolegia me ofroi me veturë afër banese, sapo dola tërhiqa maskën nër mjekërr pasi isha vet në rrugë. Policia me ndaloi u mundova t’iu tregojë që kamë drejtë pasi jam në hapsirë nuk më dëgjonin/ U thash, as ti s’e paske të vendosur maskën mirë pasi e ke lënë hundën jashtë.. dhe ma shkruan dënimin. Më thanë shko ankohu ku të mundesh. Ëtf se ku jetojmë”, ka shkruar ajo.

E ka qenë pikërisht Shqipja-infermierja e QKUK’së e cila është parë e dërmuar në një fotografi që u bë virale në rrjetet sociale. E gjithë kjo pas punës së madhe me pacientët e prekur me COVID 19 të cilët ishin të shtrirë në Klinikën Infektive.

Të ngjashme