“Infinit” shpërndan 100 dhurata për fëmijët e SOS Fshatit në Prishtinë

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 15:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Trajnimeve të Akademisë Profesionale “Infinit” ka shpërndarë 100 dhurata për fëmijët e SOS Fshatit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Drejtuesi i kësaj qendre, Bashkim Islami, tha se këta fëmijë janë kategori e veçantë dhe kanë nevojë për ndihmë më të madhe . Ai porositi qeveritarët që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

“Ne duke e ditë numrin që ka ekzistuar kemi blerë 100 dhurata për këta fëmijë dhe besoj që edhe në të ardhmen do të ketë ndihma jo vetëm me dhuratë. Dikush që e viziton SOS Fshatin mendojnë që këta i kanë kushtet plotësisht, por jo këta kanë nevojë edhe më shumë për ndihmë gjithmonë sepse këta janë kategori e veçantë dhe kanë vlerë të madhe.  Unë mendoj që qeveritarët po mundohen të punojnë, por në parim asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur. Unë dua të shohë një numër më të vogël të fëmijëve në SOS fshatra ose në qendrat e këtij lloji dhe dëshira ime është që secila familje të birësojë”.

Sipas tij, më e mira që duhet të bëhet është birësimi i këtyre fëmijëve nga familjet e ndryshme.

Islami tha se vetëm 1 për qind e fëmijëve janë të birësuar.

“Për këta fëmijë më e mira është që të ju ofrohet birësimi nga familjet e ndryshme , duhet të dhurojmë gjithmonë edhe në familjet që kanë probleme ti dhurojmë arsimim falas ti dhurojmë bursa për ta po ashtu edhe mjete materiale që këta fëmijë mos të pësojnë që të vinë këtu. Vetëm 1% e gjithë fëmijëve në botë janë të birësuar , ndërsa 99% janë në qendra të tilla dhe porosia ime është që përpos institucioneve apo shoqatave të ndryshme të bëjmë çmos që t’i ndihmojmë këtyre në çdo aspekt si shoqëror, arsimor dhe edukativ”.

Ai u bëri edhe një thirrje qeveritarëve edhe organizatave që të punojnë pa përtesë dhe pa hezitim për këta fëmijë.

“Unë i lutem qeverisë së Kosovës edhe organizatave që të punojnë pa përtesë dhe pa hezitim dhe ta gjejnë çdo mënyrë përpos buxhetit që e kanë partneritet me shoqata dhe me shoqëritë civile. Në botë sipas statistikave janë mbi 143 milionë jetim dhe përkundër këtyre jetimëve ka edhe fëmijë që jetojnë në familje të varfra të cilët janë të cenueshëm për shkak të urisë etjes dhe të gjithë këta fëmijë jetim dhe duke përfshirë edhe fëmijë që janë në familje afër shpërbërjes e bëjnë një grup të kategorizuar”, tha ai për Ekonomia Online.

Islami tha se ndihma ndaj këtyre fëmijëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai përmendi edhe parntnerët që ndihmuan në blerjen e këtyre dhuratave.

“Faleminderit prej juve që së pari jeni paraqit këtu para fëmijëve. Në bazë të trajnimeve që kemi shpesh herë studentët kanë praktika dhe vendosin që paratë që i grumbullojnë prej atyre praktikave ti dedikohen kategorive të ndryshme të shoqërisë. Ne edhe në të kaluarën shpesh herë kemi qenë përkrah fëmijëve të SOS Fshati që janë një kategori pak më e veçantë dhe kësaj radhe kemi marr një iniciativë që për këto festat e fundvitit ti mbështesim me dhurata me të gjithë partnerët tanë që janë “Cima”, “Vipa Chips” dhe kompania “Stone Castel”. Kemi vendosur pikërisht me ardh te këta fëmijë sepse kujdesi për këta fëmijë nuk është i mjaftueshëm në krahasim me vlerën që kanë, tha ai për EO.

Të ngjashme