Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor ofron përkrahje për prokurorët e Prokurorisë Speciale

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e projektit Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) financohet nga Fondi për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri në Mbretërinë e Bashkuar (CSSF) Inpelementuar nga Chemonics International njëherit dhe përfaqësues i projektit britanik , David Wells.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me prokurorët e kësaj prokurorie, si dhe me përfaqësuesin e projektit WBROLI dhe përfaqësues i Projektit Britanik, David Wells, kanë diskutuar për Vlerësimin e Nevojave për Trajnime për rastet e Krimit të Organizuar.

Kryeprokurori Isufaj, ka falënderuar përfaqësuesin e Projektit WBROLI për përkrahjen e ofruar për Prokurorinë Speciale, si dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në realizimin e aktiviteteve të parapara nga ky projekt.

Projekti për Vlerësimin e Nevojës për Trajnime është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë.

Të ngjashme