Iniciohen hetime për trajtim të pandërgjegjshëm, vajzës së vogël i keqësohet gjendja pasi ka marrë trajtim

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, meqenëse një vajze të vogël i është keqësuar gjendja pasi ka pranuar tretman

Ajo është rrëzuar nga një lartësi, derisa ka qenë duke lozur. E njëjta është liruar pasi ka marr tretman mjekësor, por më pas i është keqësuar gjendja.

E njëjta më pas është dërguar në emergjencë dhe është hospitalizuar në repartin e neurokirurgjisë.

“Prishtinë 06.07.2021 – 19:00. Raportohet se viktima femër kosovare (e mitur) duke lozur është rrëzuar nga një lartësi. Pasi ka marr tretman mjekësor, është liruar, ndërsa më 07.07.2021 viktimës i është keqësuar gjendja dhe është dërguar në emergjencë dhe është hospitalizuar në repartin neurokirurgjisë. Me vendim të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme