Inkasantin e KEDS-it e lëshon pullazi derisa po punonte, dërgohet me urgjencë në spital

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i kompanisë KEDS është rrëzuar sot nga një lartësi prej 3 metrash, derisa ishte duke e lexuar njësorin e rrymës në një shtëpi në Suaharekë. I njëjti ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Prizrenit.

Burime brenda spitalit kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur pasi pullazi i objektit ku kishte hipur viktima e kishte lëshuar papritmas, me ç’rast i njëjti ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se inkasanti i KEDS-it po vazhdon trajtimin në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali po ashtu ka mësuar se në vendin ku ka ndodhur incidenti ka dalë njësiti i KEDS-it.

Të ngjashme