Inspektorati anulon vendimin për shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së (Dokument)

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Punës e ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e Drejtorit të SHSKUK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sejdiu, duke publikuar vendimin që ka pranuar sot.

“Ky Vendim konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK, të cilën e mora në menaxhim në vitin 2017, në gjendje të rendë, gati të pashpresë”, është shprehur ai.

“Gjatë mandatit tim kamë arritur të rrisë shërbimet në çdo klinikë të QKUK-së si dhe në spitale të përgjithshme duke pasur gjithmonë pacientin në qendër. Vlenë të potencojë menaxhimin e suksesshëm të pacientëve me COVID 19. Të përkujtojë se kemi pasë numrin më të vogël të fatalitetit nga kjo sëmundje në rajon, kemi mbrojtur stafin nga infeksioni dhe kemi krijuar hapësira të reja për menaxhim të kësaj sëmundje”.

Sot pranova Vendimin nga Inspektorati i Punës për anulimin e Vendimit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin tim…

Gepostet von Basri Sejdiu am Donnerstag, 20. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme