Inspektorati largon tavolinat e kafeneve në rrugë, reagojnë gastronomët

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ngritja e temperaturave ka bërë që lokalet e Prishtinës të zgjerojnë terasat duke vendosur tavolinat në trotuare përfshirë edhe në hapësirat e sheshit.

Por veprime të tilla janë ndaluar të hënën nga Inspektorati i komunës së Prishtinës.

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka thënë për Gazetën inFokus se i kanë detyruar disa lokale të larojnë tavolinat nga hapësirat publike.

“Është paralajmëruar edhe më herët, sot i kemi larguar tavolinat nga hapësirat publike pasi po bëjnë pengesa”, ka thënë Tahiri.

Por këtë veprim të Inspektoratit të Prishtinës nuk e kanë pëlqyer gastronomët.

Arian Vranica, zyrtar ligjor i Shoqatës së Gastronomëve ka thënë për Gazetën infokus, se ky veprim nuk është shumë i menduar.

Sipas Vranicës në kohë pandemie duhet lejuar më shumë hapësirë për shkak të distancës.

“Është jo në rregull një veprim i tillë sepse pikërisht me ngritjen e temperaturave është më sugjestive që lokalet të punojnë më shumë në hapësirat e jashtme, pikërisht për shkak të virusit. Një veprim i tillë është kontradiktor dhe është goditje për industrinë tonë e cila është me e goditur se të gjitha industritë në vend”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme