Inspektorati thotë se në rastin e Ferizajt, Policia nuk i tejkaloi kompetencat

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 08:44 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Prokuroria kanë konstatuar se dy zyrtarët policorë, të përfshirë në përleshje me dy qytetarë në Ferizaj, nuk i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Më 14 gusht, në orët e mbrëmjes, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë inspektimit të zbatimit të masave ndaj COVID-19, në një qendër tregtare në Ferizaj, ishin përleshur me dy qytetarë, të cilët nuk kishin respektuar masat kundër pandemisë.

Kushtrim Hodaj, ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës, ka thënë për Ekonomia Online se ata trajtojnë çdo ankesë që marrin ku dyshohet që pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

“Ne si Inspektoriat Policor i Kosovës trajtojmë të gjitha rastet apo ankesat, kur dyshohet se pjesëtarë të policisë kanë tejkaluar përgjegjësitë, obligimet e veta apo kanë keqpërdorur ose kanë keqtrajtuar qytetarë gjatë kryerjes së detyrës”.

“Në rastin e fundit në Ferizaj, ne kemi dalë në vendin e ngjarjes, kemi bërë hetimet e nevojshme, kemi marrë pamje prej disa burimeve, dhe ka qenë vlerësim i përbashkët i Inspektoratit  por edhe i Prokurorit, që në këtë rast përdorim i forcës nga ana e zyrtarëve të policisë ka qenë korrekt, ka qenë proporcional dhe në përputhje procedurat e policisë”, është shprehur ai.

Raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë që po mbikëqyrin zbatimin e masave të dala nga Qeveria, kundër pandemisë COVID-19, ditëve të fundit janë shënuar edhe në disa qytete të tjera, si Pejë e Lipjan.

Të ngjashme