Inspektoret gjobisin transportuesit në kryeqytet për mosrespektim të masave

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Inspektorët e Rendit Komunal në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore.

Pas inspektimeve janë gjobitur përgjegjësit me nga 200 euro dhe kompanitë me nga 500 euro.

Nuk bëhet e ditur numri i kompanive apo përgjegjësve që janë dënuar.

Shkak për gjobat është mosmbajtja e distancës në mjetet transportuese.

Lajmin e ka bërë të ditur Adonis Tahiri, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë.

Sot, Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet…

Gepostet von Adonis Tahiri am Mittwoch, 21. Oktober 2020

Të ngjashme