Inspektoriati Policor fton qytetarët për bashkëpunim

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 16:29 | Nga

Inspektoriati Policor i Kosovës, ka reaguar nëpërmjet një komunikatë të lëshuar për media në lidhje me akuzat e ndryshme të cilat i’u janë bërë këtij organi nga zyrtarë të ndryshëm sa i përket përfshirjes së zyrtarëve të këtyre të fundit në aktivitete të cilat bien ndesh me ligjin.

Ata kanë siguruar qytetarët e vendit se do të trajtojnë rastet ku dyshohet përfshirja e zyrtarëve pa dallim grade apo pozite. Gjithashtu në reagim shkruhet se IPK i
fton të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me involvimin e pjesëtarëve të IPK-së, të adresojnë tek organet kompetente.

Ky është reagimi i plotë i Inspektoratit Policor të Kosovës

Duke ju referuar deklaratave publike si dhe publikimeve në media lidhur me Inspektoratin Policor të Kosovës sqarojmë si në vijim.

Kohëve të fundit ka pasur deklarata dhe publikime shpesh edhe tendencioze lidhur me dyshimin për përfshirjen e punonjësve të IPK-së në aktivitete që bien ndesh me ligjin.

IPK siguron qytetarët e vendit se në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ndërmerren masat adekuate duke mos lejuar dëmtimin e imazhit të Inspektoratit Policor si një hallkë shumë e rëndësishme në radhën e agjencive të zbatimit të ligjit.

IPK bazuar në autorizimet ligjore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka trajtuar dhe vazhdon të trajtojë rastet ku dyshohet se janë involvuar zyrtarë të pozitave të ndryshme në Policinë e Kosovës pa dallim grade apo pozite dhe deklaratat ku thuhet se IPK është pjesë e ndonjë rrjeti të krimit të organizuar nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.

IPK fton të gjithë qytetarët  që mund të kenë çfarëdo informacioni  lidhur me involvimin e pjesëtarëve të IPK-së apo PK-së t’i adresojnë tek organet kompetente, kjo ftesë vlen edhe për zyrtarët që bartin pozita dhe funksione të ndryshme.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) vazhdon të realizojë misionin e vet ligjor përmes ushtrimit të veprimtarisë të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Inspektorati Policor i Kosovës dhe punonjësit e këtij institucioni do të vazhdojnë me përkushtim  në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore drejt realizimit me sukses të fushëveprimtarisë së saj në bashkëpunim me të gjithë qytetarët e vendit.

Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë të informuar qytetarët lidhur me rastet e ndryshme duke pasur parasysh gjithmonë edhe rëndësinë e integritetit të proceseve hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme