Instalacioni i vendosur në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë fitues i çmimit në Coda People’s Choice

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Shtetit Amerikan ka bërë të ditur se një instalacion i vendosur në hapësirat e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, është fitues i çmimit ‘Fitues Meritor’ në Coda People’s Choice.

“Sinkroniteti i ngjyrave” (Synchronicity of Color) nga Margo Sawyer, është instalacioni të cilin tashmë e ka prezantuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, përmes një reagimi në facebook.

Artistja Margo Sawyer ka lindur në Washington D.C, dhe tashmë është 64 vjeçare. Ajo ka diplomuar në vitin 1982, dhe është fituese e bursës Guggenheim për Artet Kreative, SHBA dhe Kanada

Çmimet CODA janë të vlerësuara ndërkombëtarisht dhe prezantojnë projektet që integrojnë më me sukses artin e porositur në hapësirat e brendshme, arkitekturore ose publike.

Të ngjashme