Institucionet e vendit në pushim, vazhdojnë festën edhe sot

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Kosova dje ka festuar 11 vjetorin e pavarësisë të shpallur në shkurt të 2008-ës.

Anë e mbanë Kosovës dje kishte festë, qytetarë të shumtë kishin ardhur për të festuar edhe në kryeqytet.

Por, pavarësisht se festa ishte dje, institucionet e vendit sot janë në pushim.

Kështu, në kalendarin e festave zyrtare në Republikën e Kosovës, për vitin 2019, në pajtim me nenin 2 të Ligjit për festat zyrtare, e hëna 18 shkurt, është pushim.

Kohë më parë është kërkuar që kur festat të bien në vikend, mos të lidhen ditët e pushimit, mirëpo kjo kërkesë nuk ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme