Institucionet përfillin rekomandimet e Avokatit të Popullit, veç vitin e kaluar u zbatuan 54% e tyre

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 13:43 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka miratuar raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Avokati Hilmi Jashari konstatoi se zbatimi i rekomandimet e këtij institucioni nga viti 2015 janë rritur në 54% nga 11% sa ishin më parë.

Jashari tha se do të donte që ky raport të trajtohet në një seancë plenare.

“Raporti i Avokati nuk ka arritur të trajtohet në Kuvendin e Kosovës, në të ardhmen duhet të jetë kujdes pasi kjo nuk i ndihmon Avokatit të Popullit e as mbikëqyrjes nga Kuvendi”.

“Më e rëndësishme, është nga 11% të rekomandimeve të 2015 sot jemi në 54%, numri i ankesave që janë paraqit nga komuniteteve që është indikacion shumë i mirë”.

“Politika që kemi ndjekë që do ta ndërroj qasjen deri kemi menduar shfrytëzimin e të dhënave që këto gë dhëna të jenë më objektive, kemi arritur marrëveshje me agresione e statistikave me të cilat del një vlerësim i përgjithshëm i të drejtave të njeriut”.

“Raporti i fundit në kombet e bashkuara, i cili flet fuqishëm për rolin e avokatit të popullit, dhe raporti i progresit që e cilëson si institucioni më i besueshme, me 43 vota pro kemi arrit të anëtarësohemi në mekanizmin kryesor për të drejtat e njeriut”.

Balje kërkoi sqarime nëse ka pasur ankesa gjatë pandemisë.

“A keni pas vërejtje, gjatë periudhës së pandemisë”.

Jashari prezantoi disa nga rekomandimet që ka dhënë gjatë periudhës së pandemisë, raporton EO.

“Ne kemi dërguar një opinion në kushtetuese, vendimi i kryeministrit ka qenë në përputhje, vet vendimi i kryeministrit ka pasur disa të meta, afati kohore dhe masat. Kemi pasur reagime të ndryshme”.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu propozoi që të falen qytetarët për gjobat që kanë marrë gjatë pandemisë dhe të dëmshpërblehen.

“Të gjobitën qytetarët ka qenë një shkelje e të drejtave do të kërkoj jo vetëm faljen e atyre qytetarëve por edhe atë që e keni sugjeruar ju dëmshpërblimin e qytetarëve”.

Jashari tha se kanë dërguar edhe një nismë ligjore në KGjK për këtë çështje, raporton EO.

“Ne kemi dërguar një nismë tek KGJK, është mundësi ideale për kompensimin. Kompensimi fare nuk ka ndodhur për të zgjidhur këtë problem”.

“…kemi propozuar hartimin e një ligji procedural, është e zgjidhja e fundit nëse nuk mund të kompensohet nuk mund të ketë respektim të të drejtave të njeriut”.

Anëtari i komisionit nga radhët e partisë VV-së Salih Zyba kërkoi që si pikë e veçantë të shqyrtohej rasti i arrestimit të një qytetari dhe sulmi nga ana e rojeve të presidentit, pasi ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Kryesuesja e komisionit, Duda Balje tha se kjo pikë nuk mund të shqyrtohet në këtë mbledhje.

“Këtë pik që e keni ngritë mund ta shqyrtojmë si të ndryshme, por nuk mund ta qesim si pik të rendit të ditës, pasi ne nuk kemi informata, unë nuk mundem me fol për këtë pasi nuk informata, por vetëm nga mediet, në takimin e radhës mund të flasim për këtë”.

Të ngjashme