Institucionet përgjegjëse dalin me konkluzione për mbrojtjen e ambienti

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur  tryeza e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës  me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambienti”, ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, kur për disa orë është diskutuar për parandalimin e kësaj dukurie negative.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, tha se qëllimi i kësaj tryeze është hartimi i një strategjie të re nga institucionet përgjegjëse për parandalimin e degradimit të ambientit në këtë rajon.

Kryeprokurori Kurmehaj, tha se duhet krijuar ura ndërlidhëse të komunikimit dhe veprimit nga të gjitha institucionet e obliguara me ligj, për të vepruar ndaj personave apo grupeve që degradojnë ambientin, në veçanti tek pyjet dhe lumenjtë.

Gjatë kësaj tryeze të organizuar sot rreth degradimit të ambientit në rajonin e Dukagjinit, folën gjyqtar, prokuror, kryetar të pesë komunave në ketë rajon, komandant të stacioneve policor, përgjegjësit për pylltari dhe miniera, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Si rrjedhojë e diskutimeve në këtë tryezë nga të lartcekurit, u arritën disa konkluzione të përbashkëtat të cilat duhet praktikuara në mbrojtje të pyjeve dhe lumenjve.

Konkluzionet:

1.Konfiskimi i mjeteve me të cilat është kryer vepra penale

2. Instalimi i kamerave vëzhguese

3. Rivlerësimi i licencave për sharrat që gjende në Parkun Kombëtar, dhe rivlerësimi i licencave të seperacioneve të zhavorrit

4. Shtimi i masave të sigurisë në laura

5. Rivlerësimi i rezultateve të këtyre konkluzioneve pas gjashtë muajsh në tryezën e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme