Institucionet s’po hartojnë politika që diaspora të ndihmojë zhvillimin e Kosovës

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 15:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar takimet tradicionale me investitorë nga diaspora, raporton Ekonomia Online.

Zv.ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, tha se institucionet nuk po mund të hartojnë politika të duhura për diasporën që të ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës.

“Është potencial jashtëzakonisht i madh që po vazhdojmë të mos e kuptojmë saktë rëndësinë dhe kontributin e diasporës që ka dhënë në periudha të ndryshme edhe tash kur jemi shtet i konsoliduar”.

“Është potencial që ne nuk po mund të gjejmë si institucione kanale të duhur me hartuar politika ë duhura që diaspora të jetë pjesë edhe në aspektin ekonomik sepse marrë parasysh potencialin e diasporës, ne po të dinim të hartonim politika të duhura do të ishin punët më ndryshe dhe kjo mbetet sfidë e kohës e institucioneve të tashme dhe të ardhshme”.

Ai kërkoi që të krijohen lehtësira për investitorët nga diaspora shqiptare.

“Të krijojmë lehtësira për investime për të ardhmen dhe potenciali nga diaspora të ketë lehtësira dhe të ndihet si në vendin e vet sepse i takon”.

Shqipe Krasniqi, drejtoreshë e Departamentit për Hulumtim dhe Përkrahje të Bizneseve të Diasporës, tha se përmes takimeve të tilla janë munduar t’i inkurajojnë investuesit.

“Përmes takimeve vjetore pritet ë forcohet bashkëpunimi mes bizneseve të diasporës në Kosovë, çështjet që janë të lidhura me ekonominë e vendit. Çdo rritje e investimit ekonomik ka ndikim në zhvillimin ekonomik”.

“Me qëllim të nxitjes së investimeve qeveria ka hartuar koncept dokumentin për lehtësime të investimeve nga diaspora. Ku koncept shpresojmë të realizohet brenda këtij viti. Është përpjekje për të krijuar lehtësira për investitorët, gjithashtu rritjen e marrëdhënies me diasporën rreth politikbërjes”.

Ismet Mehmeti, përfaqësues i Bizneseve në Diasporë, shprehu shqetësimin se çështja e investimeve të diasporës në Kosovë nuk po merr vëmendjen e duhur as në Parlamentin e Kosovës, raporton EO.

“Kur po vijmë në Kosovë çështja e Kosovës po e kemi përshtypje nëse çështja e investimeve dhe e kyçjes në parlamentin e Kosovës, kyçje direket e jona nuk po e merr kulminacionin e duhur”.

“Kemi pas nga Evropa delegacione nga Kosova që kanë qenë dhe kemi pritë që do ketë diçka pak më konkrete. Pak jam i zhgënjyer në këtë aspekt, por sigurisht është edhe gjendja aktuale që ndikon”.

Të ngjashme