Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron gjakovarët: Në disa pjesë mund të ketë vërshime të shpejta

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Në disa pjesë të Gjakovës mund të ketë vërshime të shpejta.

Kështu ka thënë Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ai tha se këto reshje që kanë përfshirë tërë vendin gjatë orëve të pasdites, do të shndërrohen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore.

“Në përgjithësi nuk ka vërshime, por në disa pjesë të komunës së Gjakovës (pjesa perëndimore), lumenjtë të cilët rrjedhin nga Bjeshkët e Nemuna, pra Ereniku me degët e tij mund të paraqesin vërshime të shpejta, shkaku i reshjeve të shiut të cilat kanë filluar më herët në atë zonë”, tha ai për Klan Kosova.

Kastrati shtoi se këto reshje që kanë përfshirë tërë vendin gjatë orëve të pasdites do të shndërrohen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore.

Të ngjashme