Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, “temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius”.

Instituti njofton se në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike”, paralajmëron IHMK’ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme