Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të shtunën

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike të qëndrueshme, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe me vranësira kalimtare të shtunën, paralajmëron IHMK-ja.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimet e ndryshme”, njofton IHMK-ja.

Të ngjashme