Instituti KLGI dhe ARDA diskutojnë konceptin e zhvillimit rajonal

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 15:49 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, priti në takim përfaqësueset e Asociacionit për Zhvillim Rajonal (ARDA), të udhëhequr nga Mrika Macula, shefe e lartë ekzekutive. Takimi ishte në kuadër të angazhimeve të Institutit KLGI, në përkrahje të sektorëve strategjik komunal nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërveprimit në zhvillimin rajonal.

Në takim u diskutua për mënyrat e kontributit që mund të ofrojë Instituti KLGI dhe ARDA në procesin e hartimit të Ligjit për Zhvillim Rajonal. Ky bashkëpunim synohet të reflektojë në dy dimensione; e para, në marrjen e inputeve direkte nga aktorët e përfshirë në pesë regjionet zhvillimore të Kosovës dhe e dyta, në ofrimin e opsioneve për procesion e hartimit të Ligjit.

Në këtë proces, një analizë e praktikave rajonale të zbatimit të këtij Ligji do të ndihmonte Kosovën të përshtatej me trendet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe adresimit të sfidave të përbashkëta nëpërmjet fondeve strukturore. Një proces i tillë do të reflektonte në përshpejtimin e procesit integrues nëpërmjet fuqizimit të themeleve evropiane në komuna.

Ky ishte një takim nismëtar për të vazhduar me konsultimet konkrete me MAPL-në lidhur me format dhe nevojën për mbështetje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme