Instituti ku punonte Shpend Ahmeti: Ai i përmbushi veç 34% të premtimeve për Prishtinën

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pati bërë 81 premtime gjatë zgjedhjeve për kryetar të komunës, por ka përmbushur vetëm 34% tyre.

Sipas Institutit GAP, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mandatin e dytë i ka dhënë 81 premtime, por deri tash i ka përmbushur plotësisht vetëm 28.

Tutje, 9 premtime janë gjysmë të përmbushura, 20 kanë filluar ndërsa 24 premtime të tjera nuk kanë filluar ende.

Në premtime që nuk kanë filluar punën janë: Ndërtimi i teatrit të qytetit, i ndarë nga teatri i kukullave “Dodona”, Themelimi i ndërmarrjes lokale për menaxhimin e tregjeve, Rregullimi i shtigjeve të ecjes nga Gërmia deri në rajonin e Gollakut e të tjera.


Të ngjashme