Instituti “Musine Kokalari” kërkon që shteti të angazhohet për integrimin e fëmijëve të komuniteteve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” fton institucionet publike t’i vendosin fëmijët në qendër të përpjekjeve institucionale, e sidomos fëmijët romë, ashkali dhe egjiptas, për t’u siguruar regjistrim në lindje, në kujdes esencial shëndetësor, arsimim cilësor dhe mbrojtje sociale.

“Fëmijët romë, ashkali dhe egjiptas mbeten të përjashtuar për nga ofrimi i qasjes në shërbime publike, arsimore, shëndetësore dhe mbrojtjes sociale”, thuhet në thirrjen e institutit.

Sipas Insitutit “Musine Kokalari” nevojiten veprime më të fuqishme e të koordinuara nga të gjitha institucionet publike e shtetërore, nga komuniteti, media dhe shoqëria civile.

“Fëmijët e kanë të drejtën e rritjes në një mjedis të sigurt, të kenë qasje ne kujdesin themelor shëndetësor, të ndjekin arsimimin e të zhvillohen në raport me standardet ndërkombëtare. Këto të drejta nuk janë të veçanta por të drejta themelore të të drejtave të njeriut, të cilat duhet të respektohen e të zbatohen njëjtë për të gjithë fëmijët në Kosovë. Sepse 1 qershori përfaqëson idenë e përpjekjes për të ndryshuar mënyrën se si ne i shikojmë dhe si i trajtojmë ata”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Të ngjashme