Instituti Sizomologjik jep detaje për termetin në Kosovë

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 13:46 | Nga

Tërmeti ka goditur paraditen e sotme disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe kryeqytetin.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka thënë se epiqendra e këtij tërmeti prej 5,2 shkallë të Rihterit ishte në Mal të Zi.

Në ndërkohë, duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tërmetin që është ndjerë sot në shumë qytete të vendit.

“Në ora 11:54 sipas kohës lokale, vendi ynë është lëkundur nga një tërmet që ka goditur Malin e zi me magnitude  5.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  VII ballë  të Merkalit, dhe është përcjell me disa tërmete (Pasgoditje) me intensitet më të ulët 2.8-4 shkallë Rihter”, thuhet në komunikatën për media.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte  64 km  në lindje të Podgoricës, 24 km Perëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat : 42.62 (latituda) dhe 19.96 (longituda) ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme