Instituti TJP promovon trashëgiminë historike dhe kulturore të fund shekullit XX

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Ne nuk kemi nevojë të krijojmë një të vërtetë, por vetëm ta nxjerrim atë në dritë, është slogani i Institutit për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen (Instituti TJP) që nëpërmjet projekteve të ndryshme ndër të tjera promovojnë trashëgiminë historike dhe kulturore të fund shekullit XX.

Instituti TJP në kanalin e tyre në youtube dhe rrjetin social facebook ka publikuar dy video profesionale për dy Komplekse Memoriale, si pjesë e projektit “Promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të fund shekullit XX – Komplekset Memoriale” të përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.

Komplekset Memoriale, janë hapësira të zonave me interes të veçantë, të cilat në kuadër të tyre përveç memorialëve, që shërbejnë si qendra përkujtimore, për personalitete apo ngjarje të caktuara historike, përfshijnë edhe objekte tjera të trashëgimisë kulturore-historike, të cilat duhet të vizitohen për t’i kujtuar personalitetet që u sakrifikuan për liri dhe shtet ndërtim, por edhe ngjarjet historike që bartin në vete Komplekset.

Qëllimi fisnik i ekipit të Institutit TJP, është i fokusuar në informim rreth Komplekseve Memoriale që gjenden në Republikën e Kosovës, të nxisë institucionet përkatëse në mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që ato të jenë të vizitueshme gjatë gjithë vitit dhe të ketë informata të bollshme rreth tyre. 

Komplekset Memoriale janë ngritur në vende të ndryshme, në shenjë kujtimi dhe nderimi të njerëzve që sakrifikuan çdo gjë për të jetuar ne sot të lirë. Ngritja e këtyre monumenteve është bërë me shumë punë dhe investim edhe nga pikëpamja estetike, që të shërbejnë për kujtim, por edhe për inspirim.

Vizita e këtyre Komplekseve Memoriale nga të gjithë, është edhe mësim i historisë së shtet formimit të Kosovës, që jep mesazhin e qartë për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë nga të gjitha gjeneratat.

Instituti TJP, në kuadër të këtij projekti ka përcaktuar të prezantoj para qytetarëve Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, Reçak, Shtime dhe atë të Gradishit në Rahovec.

Po ashtu, në kuadër të projektit Instituti TJP ka përgatitur dhe publikuar fletëpalosje për të dyja Komplekset veç e veç, që do ti jepen komunave për ti shpërndarë ato falas në hyrje të këtyre Komplekseve.

Videon për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, Reçak, Shtime, mund të shihni në linkun e mëposhtëm në kanalin e Institutit TJP, në youtube:

Videon për Kompleksin Memorial në Gradishë të Rahovecit, mund të shihni në linkun  mëposhtëm në kanalin e Institutit TJP, në youtube:

Nëse videot ju pëlqejnë, ju lutem bëjeni SUBSCRIBE kanalin e youtube të Institutit TJP.

Për tu informuar lidhur me aktivitetet e Institutit TJP, ju lutem vizitoni faqen në facebook:

https://www.facebook.com/institute.tjp

Një Follow apo Like e juaja, në faqen e facebook të Instituti TJP, do t’i nxiste dhe do t’i mbështeste në punën e tyre.

Të ngjashme