Interesim i madh për të votuar në Fakultetin e Filologjisë, qytetarët presin ndryshime

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 14:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë qytetarë ia kanë mësyrë qendrës së votimit në Fakultetin e Filologjisë, ndër më të mëdhatë në Prishtinë.

Hyrja në këtë qendër të votimit është e vogël në krahasim me numrin e madh të qytetarëve.

Pas votimit, për EkonomiaOnline, disa prej tyre treguan se çfarë presin nga këto zgjedhje.

Fatmire Rexhepi nga këto zgjedhje po pret ndryshime dhe zhvillim ekonomik.

“Po pres ndryshime për të mirë, me zhvillu ekonominë, hapje të vendeve të reja të punës, perspektive për rininë. Nuk pat ndonjë parregullsi dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Nga këto zgjedhje zakonisht pritet dhënia e fjalës së qytetarit me dërgu demokracinë në vend, atje ku qytetari i përcakton se kush duhet të udhëheq me vendin”, ka thënë Rexhepi.

Edhe Sokol Havolli ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar. Ai erdhi së bashku më djalin e tij, ku tha se nga këto zgjedhje pret ndryshime.

“Gjithçka ishte në rregull dhe besoj se momenti i mirë dhe pozitiv për vendin edhe nuk duhet të ketë arsye që mos të dalë të votojë. Edhe pse me djalin e vogël asnjë pengesë nuk e kisha në procesin e votimit. Siç duket është i interesuar me fol edhe ky në mikrofon, njëra po”, ka thënë Havolli.

Për Bekim Aliun interesimi në këto zgjedhje është më i madh, pas si pas tij, qytetarët po duan ndryshime.

“Votimi ka shkuar sipas rregullit, gjithçka ka qenë në normale dhe shoh krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit interesimi i qytetarëve është shumë i madh, kjo për shkak se qyetari jonë dëshiron që të ketë ndryshime sa më të mëdha në udhëheqje apo në qeveri. Parregullsi nuk kishte fare dhe gjithë ata që ishin angazhuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve ishin në nivelin më të lartë dhe shpresoj se kjo të zgjasë deri në fund të zgjedhjeve”, ka thënë ai.

EkonomiaOnline do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet përkitazi me procesin zgjedhor, i cili ka filluar në 07:00 të mëngjesin, e i cili pritet të përfundojë në ora 19:00.

Të ngjashme