Interpol vendos që aplikacionin e Kosovës ta dërgojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon( Francë) debatoi rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahet në Kili.

Kështu ka njoftuar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook.

“Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara”.

“Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithsej 10 shtete pjesëmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithshme”, ka shkruar ai.

“Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërret zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë. Do të ishte primitive dhe jashtë do logjike pengimi dhe lobimi kundër anëtarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme