Intervisitimi i dëshmitarëve për privatizimin fillon me 12 tetor, 21 persona dëshmojnë në grupin e parë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se intervistimi i dëshmitarëve për këtë proces do të fillojë me 12 tetor. Përderisa në grupin e parë ka sqaruar ai do të intervistohen 21 dëshmitarë.

“Në grupin e parë në listën e parë që e kemi miratuar janë i kemi gjithsej 21 dëshmitarë dhe në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra, kryesues dhe anëtarë bordi, drejtor menaxhues dhe ish-zyrtarë të UNMIK-ut. Intervsitimi fillon nga 12 tetori”.

Çeku shtoi se më pas do të përgatisin edhe listën e dëshmitarëve të grupit të dytë, ku do të intervistohen edhe gazetarët që kanë përcjell këtë proces, raporton EO.

“Pasi këtij grupi do ta bëjmë gati edhe grupin e dytë ku bëjnë pjesë pronar të kompanive që kanë privatizuar ndërmarrje shoqërore, ekspertë dhe njohës të çështje së privatizimit, gazetar dhe shoqëria civile që kanë përcjell këtë proces dhe ish-punëtorë”.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë informata që lidhen me privatizimin t’i dorëzojnë në Komisionin Hetimor.

Ky Komision tashmë ka bërë publik edhe emrat e dëshmitarëve nga grupi i parë. Ku në këtë listë janë ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, ish-ministri Haki Shatri, ish-ministëri Ahmet Shala, ish-ministër Besim Beqaj, ish-kryetar i Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, ish-ministër i MTI-së, Bujar Dugolli, ish-kryeses i bordit të AKP-së, Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, ish-kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, Nocolaus Landorsv, ish-shef i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ish-shef i shtyllës së katërt në UNMIK, Andrea Capuselo, Shkelzen Lluka, drejtor në AKP, Valon Tolaj, ish-drejtor në AKP, Ekrem Hajdari, Arben Limani, Mrika Tahiri, ish-drejtor në AKP, Avni Jashari. 

Të ngjashme