Intervistohen kandidatët për drejtor të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj me më së shumti pikë

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për këtë pozitë.

Në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë. Ndërsa, tre kandidatë që kanë qenë në testin me shkrim (Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi) nuk janë paraqitur në intervistë, njoftohet në një komunikatë të Bordit të RTK-së.

“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në komunikatë, dërguar medieve.

Kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta te përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje. Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.

Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë:

Po ashtu, janë publikuar vlerësimet e secilit anëtar të komisionit për secilin kandidat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme