Intervistohen tre të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka kontrolluar tri lokale në fshatin Zhur dhe Gernqare, nën dyshimin për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Si prova materiale janë konfiskuar gjashtë shtëpiza të kompjuterit, një laptop, katër telefona, para të gatshme dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të lojrave të fatit.

Lidhur me rastet janë intervistuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Të ngjashme