Invalidit të UÇK-së iu dogj banesa, Komuna e Prishtinës ia rinovon

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Para disa muajve, banesa e ivalididit të UÇK’së. Metush Kamerit, ishte dëmtuar si pasojë e një zjarri. Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës ka rinovuar banesën e tij

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë. Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtaresh i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme