Investohen 5 milionë euro për ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Ferizaj

Ferizaj | 16 Sht 2019 | 12:23 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale – Pallatit të Kulturës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu, tha se projekti i sotëm i ka munguar Republikës së Kosovës.

Aliu njoftoj se projekti kap vlerën e 5 milionë euro, i cili do të plotësoj kërkesat e grupeve artistike e kulturore.

“Sot jemi në një moment të rëndësishëm për Ferizajn, ku në asnjë moment nuk kanë munguar ministri Gashi duke mbështetur projektet e Komunës se Ferizajt. Janë projekte unike që nuk kanë qenë në Ferizaj e as në Republikën e Kosovës. Falënderoj ministrin për gjithë konsistencën që keni treguar gjatë mandatit tim. Ferizaj paraqet një qendër të rëndësishëm kulturore. Nënshkruam projektin që mungon në Republikën e Kosovës, e cila do të filloj në Ferizaj. projekti ka vlerë 5 milionë euro, plotëson kërkesat e grupeve artistike, e kulturore. Ferizaj është shndërruar në një qytet kulturor. Përgëzoj artistet, si dhe kontributin e tyre për këtë projekt për një sallë unike”, tha Aliu.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, theksoi se po përmbyllin projektin e premtuar muaj më parë.

Gashi deklaroi se ky projekt ngërthen në vete sallat teatrale e koncertale për qytetin e Ferizajt.

Ministri Gashi theksoi se Ferizaj mbetet njëri prej qyteteve me fokus për ministrinë, e gjithë kjo si rezultat i punës së kryetarit.

“Falënderoj për një bashkëpunim korrekt për qytetarët e Ferizajt. Sot është një ditë festive për këtë qytet sepse po e përmbyllim edhe një zotim tonin të marr muaj me parë. Ky projekt ngërthen në vete hapësira të ndryshme kulturore, galeria do të jetë pjesë e qendrës si dhe muzeu dhe salla koncertale e teatrale për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e rinore në këtë qytet. Ky nuk është projekti i vetëm që po investojmë në Ferizaj, parashihet të nënshkruajmë edhe projekte tjera”.

“Jemi në finalizim të sallës se sporteve, renovimi i teatrit aktual. Bashkërisht mbështesim edhe shumë festivale, ku në ketë vit kemi pasur edhe panairin e librit. Ferizaj mbetet një prej qyteteve që kemi pasur një fokus të veçantë, e kjo vjen si rezultat i një kryetari të tillë që shtyn projekte të tilla”, tha ministri Gashi duke shtuar se nga 1 janari 2020 asnjë aktor nuk do të jetë jashtë teatrove në të gjitha qytetet e Kosovës me emblemën e ministrisë.

Ish-deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se bashkëdyzimi i ministrisë dhe i komunës ka bërë që të gjitha projektet e filluar të përfundojnë, siç tha ai e gjithë kjo për të mirën e qytetarëve.

“Nuk është rastësi që ministri Gashi është ministër dhe kryetari Aliu. Ky bashkëdyzim ka bërë që të fillojnë punët dhe të përmbyllen brenda afateve. Janë duke dërguar një mesazh të fuqishëm përmes aktiviteteve kulturore. Ferizaj ka një kohë që është qyteti që ka investuar më se shumti në kulturë. Kryetari Aliu dhe ministri Gashi është dëshmuar që kanë një bashkëpunim të afërt  në shërbim të qytetarëve”, tha Reçica.

Të ngjashme