Ipeshkvia e Kosovës për nder të Nënës Terezë jep ushqim për të varfrit

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 13:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ipeshkvia e Kosovës për nder të “Festës së Shën Nëna Terezë” 2018 ka shpërndarë e ushqim për persona me gjendje të keqe ekonomike.

Don Daniell Markprekaj tha se kjo shpërndarje e ushqimit bëhet çdo ditë nga Ipeshkvia, mirëpo këto ditë po bëhet për nderë të ditës së “Nënës Terezë”, raporton Ekonomia Online.

“Organizime të tilla bëhen vazhdimisht nga Ipeshkvia, mirëpo sot po bëhen për nderë të ditës së ‘Nënës Terezë’. Duke u nisur nga figura e shenjtë e Nënës Terezë ajo kishte një kujdes të veçantë ndaj të varfërve”.

“Ne në nderë të saj kemi organizuar mensën e të varfërve që njëjtë sikur ajo të solidarizohemi me këtë kategori të shoqërisë”,tha ai.

Dje kanë nisur “Ditët e Nënës Terezë” me meshën e mbajtur në Katedralen “Nëna Terezë” ndërkaq këto ditë do të  shoqërohen me aktivitete të ndryshme.

Të ngjashme