IPK-ja i njofton për misionin e saj studentët e Universitetit “Kadri Zeka” 

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 12:34 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes Divizionit për Komunikim me Publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së.

Një aktivitet i tillë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, është mbajtur dje me studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan në ndërtesën e këtij universiteti ku morën rreth 100 studentë.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë të MPB-së, ICITAP-it amerikan, EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe stafi akademik i Universitetit “Kadri Zeka” me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

 

Të ngjashme