IPK-ja rekomandon suspendimin e katër policëve

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë që punojnë në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, IKP’ja ka bërë më dije se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër  zyrtarëve policorë që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.

Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftim.

Të ngjashme